Një foshnje në Prizren është gjetur pa shenja jete, të hënën.
Në raportin e policisë thuhet se për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore e ëma e foshnjës është dërguar për trajtim mjekësor.
Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.