Dy nxënës goditen nga traktori në Klinë, dërgohen me urgjencë në spital

Kronikë e zezë

Dy nxënës goditen nga traktori në Klinë, dërgohen me urgjencë në spital

Më: 16 mars 2022 Në ora: 10:00
Foto ilustrim

Dy fëmijë janë goditur nga një traktor në lëvizje, mëngjesin e sotëm në fshatin Gllarevë të Klinës.

Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi deklaroi se dy nxënës janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Pejës.

Rreth orës 07:40 minuta Policia është njoftuar për një aksident në Gllarevë të Klinës. Dy nxënës janë goditur nga traktori, me ç’rast kanë marrë lëndime trupore. Janë dërguar në emergjencën e spitalit rajonal”, tha Gashi.

Ai theksoi se njësitë kompetente të Policisë së Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes për t’u marrë më afër me rastin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat