Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot rreth orës 13:20 ka pranuar një informacion se në rrugën "Hysen Terpeza" në Ferizaj është në rast i dhunës në familje.
Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe ka arrestuar personin me inicialet V.R. (46).
Pasi për një mosmarrëveshje e kishte sulmuar bashkëshorten e tij V.R. (42), duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.
I dyshuari me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore të Ferizajt është dërguar në mbajtje për 48 orë.