Të mërkurën, është arrestuar një person si i dyshuar për vrasjen e taksistit në qytetin e Gjilanit, që ka ndodhur më 12 shtator të vitit 2021.
Në raportin e policisë thuhet se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Viktima ishte një 50-vjeçar nga Bujanoci i cili në momentin e vrasjes ishte duke pirë kafe, kur dy persona të dyshuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.
Në lidhje me rastin atëherë ishin arrestuar tre të dyshuar dhe ishte sekuestruar një veturë me targa vendore.