Një tjetër rrahje ka ndodhur në rrugën e qendrës në Podujevë, “Zahir Pajaziti”.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës në raportin e saj ditor, ndërkohë që një person ka pësuar lëndime trupore.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi të njëjtit kanë rrahur viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime dhe ka marrë tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuari janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.