​Arrestohet një person në Shtërpcë, konfiskohen disa armë zjarri

Kronikë e zezë

​Arrestohet një person në Shtërpcë, konfiskohen disa armë zjarri

Më: 17 mars 2022 Në ora: 16:22
Foto ilustrim

Policia e Ferizajt sot gjatë një kontrolli në dy objekte në Brezovicë të Shtërpcës ka gjetur dhe konfiskuar disa armë, me ç’rast ka arrestuar një person.

Policia gjatë kontrollit tek i dyshuari O.H. (40) ka gjetur dy pushkë automatike A-47, një pushkë gjysmë automatike, një kapak i pushkës automatike, një dylbi i pushkës, karikatorë dhe sasi të municionit të kalibrave të ndryshëm, ku më pas si prova materiale janë konfiskuar.

Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Shtërpcë.

Pasi është intervistuar nga hetuesit policorë, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj është ndaluar në mbajtje për 48 dhe ndaj tij është iniciuar rasti penal mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat