Një person është plagosur mbrëmë me armë zjarri në Drenas.
Rasti ka ndodhur rreth orës 20:21, teksa viktimës i është dhënë menjëherë ndihma mjekësore.
Viktima në polici ka deklaruar se plagosja kishte ndodhur gjatë kohës që ai po ecte në rrugë.
Ai thotë të jetë plagosur nga një person i panjohur.
Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar.