Policia e Kosovës ka arrestuar dje dy të dyshuar meshkuj jordanez pasi që të njëjtit kanë kontrabanduar 19 persona shtetas të Afganistanit, përmes rrugëve ilegale.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, viktimat e kontrabanduar janë dërguar në qendër e azilit.
“Prishtinë (NN) 17.03.2022 – 11:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj Jordanez, pasi që dyshohet se kanë kontrabanduar 19 persona shtetas të Afganistanit, përmes rrugëve ilegale.
Viktimat e kontrabanduara janë dërguar në qendër e azilit, ndërsa me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.