Një person në Gllogovc ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që sipas tij për deri sa ishte duke ecur rrugës është plagosur me armë zjarri nga një person i panjohur, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar.
VRASJE NË TENTATIVË
Gllogoc 17.03.2022 – 20:21. Viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësor, pasi që sipas tij për deri sa ishte duke ecur rrugës është plagosur me armë zjarri nga një person i panjohur. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar.