Një banor i fshatit Blacë në njësinë administrative Shupenzë të Bashkisë Bulqizë ka humbur jetën teksa priste lëndë drusore.
Mësohet se gjatë prerjes me motorsek, e ka zënë poshtë druri dhe ka humbur jetën.
Policia e Bulqizës thotë se ngjarja ka ndodhur të enjten pasdite.
Dhe ka nisur hetimet në lidhje me rrethanat e ngjarjes.