Policia në Gjilan për një javë shqipton 725 gjoba

Kronikë e zezë

Policia në Gjilan për një javë shqipton 725 gjoba

Më: 18 mars 2022 Në ora: 14:30
Policia

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilanit ka bërë të ditur se brenda një jave kanë shqiptuar 725 gjoba.

“Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës, Njësia Rajonale Komunikacionit Rrugor  gjatë periudhës kohore: 11.03-17.03.2022   kanë shënuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë komuna ku janë shqiptuar gjoba për kundërvajtje të ndryshme si: mos respektimi i shpejtësisë, tejkalim në vijë të plotë, drejtimi  nën ndikimin e alkoolit, drejtimi i mjetit pa patentë shofer, rripi i sigurisë , mos mbajtja e distancës, gjendja jo e rregullt teknike e automjetit, skadimi i afatit të regjistrimit, përdorimi i telefonave mobil, xhamat e errët, dhe kundërvajtje tjera”, thuhet në komunikatën e tyre.

Gjatë javës në zonën e përgjegjësisë DRP Gjilan, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor njofton sekanë ndodhur 10  aksidente trafiku:

a) 07 aksidente me lëndime trupore dhe

b) 03 aksidente me dëme materiale

Lokacioni i aksidenteve:

a) 04 janë në rrugë nacionale

b) 03 janë  në zonë të përgjegjësisë të Stacionit Policor  në Gjilan

c) 02 janë në zone të përgjegjësisë të Stacionit Policor  në Viti dhe

d) 01 janë në zonë të përgjegjësisë të Stacionit Policor  në Novobërd

Gjatë javës është konfiskuar 01 patentë shofer për tejkalim në vijë të plotë.

“Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët, dhe fton  që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 , 038 50807590. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat