Policia e Kosovës ka arrestuar një person dje në Prishtinë pasi i njëjti dyshohet se ka dhunuar të dashurën e tij.
Siç bëhet e ditur në raport i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë 15.03.2022 – 20:00. Lidhur me rastin me 18.03.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.
Ndërkohë që dje Policia bëri të ditur se viktima është shtetase e Shqipërisë.
“Prishtinë 15.03.2022 – 14:30-15:00. Viktima femër shtetase e Shqipërisë ka njoftuar se është dhunuar nga i dyshuari ish i dashuri i saj. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor”, shkruhej dje në raportin e Policisë.