Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetase të Shqipërisë pasi e njëjta ka shantazhuar një qytetar nga Gjilani.
Viktima e kishte raportuar rastin në polici duke thënë se e dyshuara e shantazhonte duke I kërkuar para.
“Gjilan, 14.03.2022-09:10. Me 18.03.2022 viktima mashkull kosovar ka raportuar se në vazhdimësi është duke u shantazhuar nga e dyshuara femër shtetase e Shqipërisë duke i kërkuar para”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sipas policisë, e dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Rasti është duke u hetuar.