Shtetasja e Shqipërisë e shantazhon një burrë në Gjilan

Kronikë e zezë

Shtetasja e Shqipërisë e shantazhon një burrë në Gjilan

Më: 19 mars 2022 Në ora: 09:36
Foto ilustrim

Me 18.03.2022 në Gjilan, një burrë ka raportuar se në vazhdimësi është duke u shantazhuar nga e dyshuara femër shtetase e Shqipërisë duke i kërkuar para. 

E dyshuara është arrestuar  dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje,  rasti në procedurë hetimore.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës rasti i shantazhit ka ndodhur me 14 mars të këtij viti rreth orës 9:10.

Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, vepra e shantazhit dënohet me gjobë dhe me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat