Një zyrtar është sulmuar dje në rrugën “Evlia Qelebiu” në Mitrovicë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës i dyshuari e sulmoi fizikisht zyrtarin policor pasi i shqiptoi një tiketë për kundërvajtje.
I dyshuari është arrestuar teksa zyrtari policor ka pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.