Një i dyshuar është arrestuar gjatë ditës së shtunë në Gjakovë, pasi kishte vjedhur targa të veturës.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ali Ibra”, rreth orës 07:00 të mëngjesit.
Sipas deklarimit të të dyshuarit, targat i kishte marrë në këmbim të një borxhi që i kishte viktima.
Targat e veturës bëhet e ditur se i janë kthyer pronarit.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.