Prishtinë: Nusja e raporton në polici vjehrrën dhe burrin për dhunë psikike e fizike

Kronikë e zezë

Prishtinë: Nusja e raporton në polici vjehrrën dhe burrin për dhunë psikike e fizike

Më: 20 mars 2022 Në ora: 09:08
Foto ilustrim

Një grua ka raportuar dje në polici vjehrrën e saj për dhunë psikike dhe burrin e saj për dhunë fizike të ushtruar ndaj saj.

Viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore, ndërsa të dyshuarit janë liruar.

Njoftimi i plotë i policisë:

Prishtinë, 19.03.2022 – 10:30. Viktima femër  kosovar e ka raportuar se në banesën e saj, vjehrra e saj ka ushtruar dhunë psikike ndaj, ndërsa bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore. Pas intervistimit të të dyshuarve, me urdhër të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat