Një person është lënduar gjatë punimeve në një objekt ndërtimor ku ka rënë nga lartësia rreth 2-3 metra.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur në Prizren, gjegjësisht në fshatin Malësi e Re, gjatë ditës së shtune.
“Viktima ka pranuar trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal Prizren. Pas tretmanit mjekësor viktima është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor”, thuhet në njoftim.
PK ndër të tjera ka njoftuar se në vendin e ngjarjes janë dal njësitë policore si dhe inspektori i punës