Në fshatin Miradi e Epërme të Fushë Kosovës, një person përmes videove e ka vërejtur se dy të dyshuar kanë vjedhur kabllo të energjisë elektrike në vlerë të 22 mijë e 500 eurove.
Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit.
Rasti vazhdon të hetohet.