Policia e Pogradecit ka arrestuar një 42-vjeçar për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve."
Në kuadër të operacionit policor të koduar "Perimetri" u arrestua shtetasi E. M., 42 vjeç, banues në fshatin Mborje, Korçë.
Ky shtetas u kap nga forcat e policisë në dalje të qytetit të Pogradecit, me mjetin tip "Benz", duke transportuar 3 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit 3000 euro secilit, ju kishte premtuar atyre kalimin drejt vendeve të BE-së.
Materialet në ngarkim i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme.