Një djalë nga Prizreni është zhdukur që nga data 13 mars dhe familjarët nuk dinë për fatin e tij.
Rastin e ka paraqitur në polici babai i të zhdukurit, ndërsa këta të fundit thotë se rasti po hetohet.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se djali i tij, nga data e cekur është larguar nga shtëpia dhe nga ajo kohë nuk dihet vendndodhja e tij.
Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e PK-së.