Është rrëmbyer një e mitur në Drenas, ka njoftuar policia.
Sipas policisë dy meshkuj kosovarë me forcë e kanë futur në veturë të miturën dhe më pas e kanë liruar duke e shtyrë nga vetura dhe më pas duke e lënë në rrugë.
“RRËMBIM /Gllogoc, 21.03.2022-20:20. Raportohet se dy të dyshuar të panjohur, me forcë kanë futur në veturë viktimën femër kosovare të moshës së mitur ,dhe më pas e kanë liruar duke shtyrë nga vetura dhe duke e lënë në rrugë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Viktima nga disa kalimtarë të rastit është dërguar në stacionin policor dhe më pas ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa rasti po hetohet.
“Viktima nga disa kalimtarë të rastit është dërguar në stacion policor dhe më pas e njëjta ka pranuar tretman mjekësor . Rasti duke u hetuar nga njësitë relevante”