I njohuri me emrin ‘Princ Valentino Corleone’, është arrestuar dje pas mesnate, në Gjilan.
Mësohet se i njëjti dyshohet se ka kërcënuar babin e tij dhe u ka shkaktuar dhunë në familje prindërve të tij,
Ata kanë deklaruar se po ndihen të rrezikuar nga ai.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Ankuesi M.K.SH. ka raportuar se djali i tij/ i dyshuari M.K.SH. e kishte kanosur derisa ishin në shtëpinë e tyre.
I dyshuari dyshohet se në vazhdimësi iu shkakton dhunë në familje duke i kanosur prindërit e tij.
I dyshuari është arrestuar nga policia e Kosovës , ai është intervistuar në bazë të procedurave ligjore. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari zë ndalohet për 48 or. Rasti i referohet Prokurorisë Themelore”, ka thënë Ismet Hashani.