Një grua në Obiliq ka njoftuar se vajza e saj e mitur është ngacmuar seksualisht nga një burrë.
Policia bën me dije përmes raportit se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Obiliq, 20.03.2022-21:30 . Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ngacmuar seksualisht vajzën e saj të moshës së mitur , viktimën femër kosovare .
Më datë 21.03.2022 është arrestuar i dyshuari dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, njofton Policia.