Një burrë nga Prishtina fillimisht është fjalosur me bashkëshorten e tij, kurse me pas e ka rrahur dhe bërë për spital.
Për lëndimet trupore që ia shkaktoi gruas, ky burrë është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.