Një aksident trafiku ka ndodhur sot mes dy automjeteve në Obilqi.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka njoftuar se nga aksidenti të lënduar dy persona.
“Rreth orës 08:30, ka ndodhë një aksident trafiku ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha ajo.