Policia e Kosovës për dytë ka sekuestruar gjashtë pistoleta dhe ka arrestuar dy persona në qytetin e Fushë Kosovës.
Dy pistoleta i janë gjetur një personi në shtëpinë e tij, me ç’rast i janë sekuestruar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistomi është dërguar në mbajtje.
Në mesin e të arrestuarve është edhe një i mitur nga Fushë Kosova, pasi policia kishte siguruar fotografi në të cilat i dyshuar shihej me tri pistoleta të llojeve të ndryshme.
“I dyshuari gjatë intervistimit ka deklaruar se nga data 24.12.2021 kishte blerë tri armët dhe të njëjtat i kishte shitur. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Ndërsa, gjatë ditës së djeshme, policia nga dy persona ka sekuestruar katër pistoleta, dy prej tyre me gas, teksa me urdhër të prokurorit personat janë liruar në procedurë të rregullt.