Policia e Kosovës ka konfirmuar plagosjen e një personi në komunën e Zubin Potokut.
Viktima është dërguar për trajtim në Mitrovicën e Veriut.
Në vendin e ngjarjes është gjetur një armë zjarri AK-47.
Rasti është duke u hetuar nga policia kurse nuk raportohet ende për ndonjë person të arrestuar.
Ngjarja ka ndodhur të mërkurën.