Vdes në QKUK ferizajasi që ishte lënduar në vend të punës

Kronikë e zezë

Vdes në QKUK ferizajasi që ishte lënduar në vend të punës

Më: 25 mars 2022 Në ora: 10:43
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur të premten se ka vdekur në QKUK, burri nga Ferizaj i cili ishte duke u trajtuar pas lëndimit në vendin e punës, më 16 mars.

Policia në raportin 24-orësh e ka cilësuar rastin si asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse në vendin e punës.

Lidhur me rastin, nga QKUK është njoftuar se viktima mashkull kosovar i cili ishte duke u trajtuar ka vdekur.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë të premten.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat