Arrestohet një i kërkuar në Ferizaj

Kronikë e zezë

Arrestohet një i kërkuar në Ferizaj

Më: 25 mars 2022 Në ora: 16:22
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Ferizaj pasi që i njëjti ishte i kërkuar nga Gjykata Themelore e Ferizajt për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”

Sipas Policisë, i arrestuari është S.I., 40-vjeçar dhe kërkohej për dënimin prej 75 ditësh burgim.

“Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot rreth orët 11:30 në rrugën ‘’Reçaku’’ në Ferizaj, ka arrestuar një person me inicialet S.I (M/K) i moshës 40 vjeçar. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj, për veprën penale ‘Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’ me dënim burgimi prej shtatëdhjetë e pesë ( 75) ditëve”, thuhet në njoftim.

Nga PK-ja kanë thënë se pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet më tej në njoftimin e Policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat