Babai ka raportuar në polici se është rrahur nga i biri në Prishtinë.
Sipas policisë, nuk ka të lënduar, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Prishtinë, 25.03.2022 – 13:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se i biri i tij, i dyshuari mashkull kosovar, ka ushtruar dhunë ndaj tij.
Nuk raportohet për lëndime. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë