Policia arrestoi një person pasi që i njëjti dyshohet se rrahu gruan e tij në Shtime.
Sipas policië, nuk ka të lënduar, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Shtime, 25.03.2022 – 10:16. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare.
Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.