Një person është ankuar në polici se persona të panjohur kanë vjedhur rrethojat metalike të objektit të pompave të ujësjellësit në Suharekë.
“Ankuesi mashkull kosovar punëtor i kompanisë Hidro-regjioni Jugor, ka raportuar se të dyshuar të panjohur kanë vjedhur 16 metra të rrethojës metalike të objektit të pompave të ujësjellësit.
Sipas ankuesit, vlera e dëmit të shkaktuar është rreth 1700 euro”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.
Rasti nën hetime.