Është arrestuar një i mitur nga Gjakova, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me dy fishekë.
Sipas policisë, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Ky është rasti i tretë brenda një jave që Policia e Kosovës gjejnë armë tek të miturit në Gjakovë.
“Rr. Beqir Kastrati, Gjakovë, 25.03.2022 – 16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me dy fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.