Një qytetar i cili ishte duke vozitur biçikletë është goditur nga një veturë sonte në Fushë Kosovë.
Një video e publikuar nga mediat tregon momentin pas aksidentit ku personi ka mbetur i shtrirë në rrugë.
Ndërkohë, merret vesh se vetura që ka goditur këmbësorin është larguar nga vendi i ngjarjes.
Ende nuk dihet për gjendjen shëndetësore të të lënduarit