Një person është therur me thikë si pasojë e një konflikti verbal dhe fizik me tre të dyshuar të tjerë.
Rasti ka ndodhur rreth orës 22:45 të datës 25 mars, në rrugën “Rrahim Beqiri” në Prishtinë.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor si pasojë e therjes me thikë.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori, teksa hetimet nga ana e policisë janë duke vazhduar.
Njoftimi i plotë nga policia:
Rr. Rrahim Beqiri, Prishtinë 25.03.2022-22:45. Viktimat mashkull kosovar ka raportuar se pas një konflikti verbal dhe fizik me tre te dyshuar meshkuj të pa njohur është therur me një mjet të mprehtë –thikë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime.