Një autobus urban është përfshirë nga zjarri e tymi këtë të diel në Veternik të Prishtinës – pranë një pompe derivatesh.
Pas intervenimit të zjarrfikësve, është arritur të lokalizohet zjarri dhe shuhet komplet.
Lidhur me rastin, media ka provuar të flasë me policinë, por nuk ka mundur të marrë përgjigje.
Ende nuk ka deklaratë zyrtare nga policia nëse ka të lënduar.