Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në emergjencën e spitalit të Vushtrrisë ka kërkuar ndihmë një grua, e cila dyshohet se është lënduar në një rimorkio të traktorit në afërsi të shtëpisë së saj.
Policia bën të ditur se gjendja e viktimës ka qenë e rënë dhe e njëjta është dërguar për trajtim në QKUK.
“Raportohet se në emergjencën e spitalit të Vushtrrisë ka kërkuar ndihmë viktima femër kosovare, e cila dyshohet se është lënduar në një rimorkio të traktorit në afërsi të shtëpisë së saj. Sipas mjekut përgjegjës gjendja e viktimës ka qenë e rëndë andaj edhe është dërguar në QKUK, Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor”, njofton Policia.
Rasti po hetohet si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm