Dy persona gjatë ditës së djeshme në Skenderaj kanë kërkuar ndihmë në shtëpinë e shëndetit në këtë qytet.
Sipas policisë ata dyshohet se janë lënduar përderisa ishin duke lëvizur me traktor në pyll.
Viktimat siç bëhet e ditur janë dërguar në QKUK.
“Raportohet se në shtëpinë e shëndetit, Skenderaj dy viktima meshkuj kosovarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore, dyshohet se viktimat janë lënduar përderisa ishin duke lëvizur me traktor në pyll. Viktimat pas trajtimit mjekësor në shtëpinë e shëndetit në Skenderaj, për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor janë dërguar në QKUK, Prishtinë”, njofton Policia.
Rasti po hetohet si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.