Një këmbësor është goditur nga një veturë mëngjesin e sotëm në afërsi të objektit të Komës së Vjetër në Prishtinë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 11:30, në afërsi të objektit të Komunës së vjetër, në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë një automjet në lëvizje dhe një këmbësor. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për tretman mjekësor”, tha Ahmeti,
Ajo tha më tej se me rastin po merret njësiti i trafikut.