Sot rreth orës 13:00, hetuesit e antidrogës së Policisë së Kosovës pas një pune hetimore, me urdhër të organeve të drejtësisë realizuan një plan taktik të koduar me emrin “Kalaja” duke realizuar një bastisje në Pogragjë të Gjilanit.
Gjatë bastisjes në shtëpinë e dyshuarit dhe objekteve përcjellëse janë sekuestruar 429 gramë marihuanë, 3.3 gramë fara për kultivim, 0.6 gramë kokainë, 1450 euro para të gatshme, 30 franga para të gatshme, një elektroshok, tri peshore elektrike, 27 fishekë të kalibrit të rendë dhe dy fishekë të kalibrit A/47.
Në konsultim me prokurorin kujdestar pas intervistimit i dyshuari është ndaluar për 48 orë.