Ferizajasi rrah nënë e tij i shkakton lëndime trupore

Kronikë e zezë

Ferizajasi rrah nënë e tij i shkakton lëndime trupore

Më: 29 mars 2022 Në ora: 08:44
Foto ilustrim

Arrestohet 20 vjeçari nga Ferizaj pasi ka sulmuar nënën e tij fizikisht duke i shkaktuar lëndime trupore, shkruan arbresh.info.

Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, dje  rreth orës 17:00 ka pranuar një informacion se në fshatin Koshare të Ferizajt  është një rast i dhunës në familje.

Në lidhje me këtë, policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet L.K (M/K) i moshës 20 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje kishte ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij me inicialet V.K ( F/K) e moshës 47 vjeçare, duke i shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në njoftim.

Policia , të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët e njësisë për dhunë në familje,   me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat