Në Doganën e Kosovës, në Qafën e Prushit është ndaluar një makinë që ka provuar të kontrabandojë mallra të argjilës.
Lajmin e ka konfirmuar Dogana e Kosovës, përmes një postimi në Facebook.
“Në Qafë të Prushit oficerët doganor gjatë kontrollës në pjesën para karriges së parë të bashkudhëtarit, e cila ishte e mbuluar është gjetur mall gjatë tentim kontrbandës. Mallrat aroma për nargjile janë konfiskuar dhe ka filluar procedura për kundërvajtje”, thuhet në njoftim.
Pra një jave Dogana e Kosovës po ashtu ka ndaluar një automjet i cili ishte duke transportuar cigare të kontrabanduara në sasi prej 50 pakove ose 500 mijë cigare.