Pas një pune hetimore, policia i ka arrestuar tre të dyshuar dje, pasi në fshatin Suhogerll të Istogut derisa ishin të maskuar dhe të armatosur e kishin ndaluar një veturë dhe kishin grabitur gjëra materiale dhe të holla nga personat që ishin aty, më 26 mars
Të dyshuarit nga viktimat i kishin marrë 900 euro, dy telefona të cilët i kanë thyer ne vendin e ngjarjes dhe veturën e cila është gjetur dy kilometra nga vendi i ngjarjes e braktisur.
Në njoftimin e policisë thuhet se pas konsultimit me prokurorin kompetent, të dyshuarit janë intervistuar dhe me urdhër të tij ndaj dy të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit policor prej 48- orësh, ndërsa njëri nga të dyshuarit është liruar ne procedurë te rregullt