Dy persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur mes dy veturave në Drenoc të Malishevës.
Këtë e ka bërë të ditur, drejtor i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta.
“Mundem t’ua konfirmojë se një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur sot në fshatin Drenoc të Malishevës. Si pasojë e këtij aksidenti dy persona kanë humbur jetën. Në vendin e ngjarjes kanë dalë gjitha njësitet”, tha Graishta.
Aksident i rëndë trafiku në Malishevë – lëndohen dy persona
Dy persona kanë pësuar lëndime në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në rrugën Drenoc – Malishevë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj ka thënë se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.
“Sot rreth orës 11:00 një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Drenoc – Malishevë, në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura. Dy persona janë lënduar dhe janë dërguar në trajtim mjekësor”, pohoi ai.
Gjurkaj tha se në vendngjarje kanë dalë policia, zjarrfikësit dhe emergjenca.