​Arrestohet një person për të cilin kishte urdhër-largim nga territori i Kosovës

Kronikë e zezë

​Arrestohet një person për të cilin kishte urdhër-largim nga territori i Kosovës

Më: 31 mars 2022 Në ora: 17:44
Foto ilustrim

Policia e Kosovës sot në Pozheran të Vitisë ka arrestuar personin me inicialet S. P. (33), pasi ndaj tij më herët kishte urdhër-largim me forcë nga Kosova.

Policia kishte ndaluar shtetasin shqiptar për tejkalim të shpejtësisë dhe të njëjtit i është shqiptuar gjoba.

Gjatë verifikimit në ‘Bazën e të Dhënave’, i njëjti rezulton se ka urdhër largim me forcë nga territori i Kosovës, lëshuar nga Drejtoria e Policisë Kufitare- Sektori Lindje-Kaçanik, urdhri i vlefshëm deri me datë: 27.06.2024.

Lidhur me rastin është njoftuar Zyra për Migrim dhe të Huaj në Kaçanik për të vazhduar procedurat e mëtejme ligjore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat