Një 66 vjeçar është gjetur pa shenja jete në Prizren.
Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor i cili ka dal në vendin e ngjarjes.
Kështu njoftoi Vesel Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit.
Gashi tha se policia e ka hapur rastin si “Vdekje e dyshimtë”.
“Është gjetur një person pa shenja jete. Mosha e tij është 66 vjeçare. Me urdhër të prokurorit trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor që kishte dal në vendin e ngjarjes”.
“Policia ka hapur rastin si “Vdekje e dyshimtë”. Sipas hetimeve të para në trupin e viktimës nuk janë gjetur shenja të dhunës”.