Policia ne Suharekë ka bërë të ditur se mbrëmë në ora 21:00 ka kapur në flagrancë tre persona që ishin bërë gati të vidhnin 600 litra naftë te antena e IPKO-s në vendin e quajtur “Nerezina” në Mushtisht te Suharekës.
J. A., i datëlindjes 1988, R. A., i datëlindjes 1980 dhe L. A., i datëlindjes 1998, që të tre meshkuj me shtetësi kosovare janë arrestuar.
Në cilësinë e provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar 30 bidonë të mbushur me naftë në sasi rreth 600 litra.
Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacion policor, janë intervistuar dhe në konsultim me Prokurorinë kujdestar nafta iu është kthyer pronarit, kurse të dyshuarit janë ndalur në Qendrën e Mbajtjes për 48 orë.