Dyshohet se keqpërdorën seksualisht 13-vjeçaren, 1 muaj paraburgim ndaj dy personave

Kronikë e zezë

Dyshohet se keqpërdorën seksualisht 13-vjeçaren, 1 muaj paraburgim ndaj dy personave

Më: 2 prill 2022 Në ora: 14:35
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve R.P. dhe B.P. shtetas të Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer secili veç e veç veprën penale sulmi seksual.

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se të pandehurit R.P. dhe B.P., më 29 mars 2022 në Kaçanik dhe gjatë rrugës për në Prizren, kanë keqpërdorur seksualisht të dëmtuarën – e mitur 13-vjeçare.

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së.

Ndërsa, të njëjtëve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat