Njësitet patrulluese të stacionit policor në Dragash, në një pikë kontrolli, kanë ndaluar një automjet me targa vendore për kontrollë rutinore.
Dhe pastaj në çantën e të dyshuarit E.GJ., janë gjetur dhe sekuestruar një armë pa leje, një karikator, një fishek dhe një brisk.
“Në lidhje me këtë rast i dyshuari E.GJ i lindur në vitin 2001 është shoqëruar në stacionin policor në Dragash , ku i njëjti është intervistuar.
Lidhur me rastin është konsultuar Prokurori i Shtetit ku pas intervistimit i dyshuari lirohet, rasti shkon në procedurë të rregullt”, tha ai.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/April/04/auto_auto_277794663_267581318915467_6105774664522083195_n-1024x49816490586741649058851.jpg)